Lidhje

Stërvitja ushtarëve ukrainas në Lviv


Ndërsa luftimet sporadike vazhdojnë mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, ushtria amerikane ka filluar trajnimin e ushtarëve nga Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës në një kompleks jashtë qytetit perëndimor Lviv. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, na ka dërguar këtë material nga ai qytet ku banorët vendas janë krenarë për qytetin e tyre të orientuar nga perëndimi dhe njëkohësisht mirënjohës për trupat amerikane që kanë pranë.

Lviv, Ukrainë – qytet i njohur për arkitekturën e spikatur, qytetarët e gjallëruar dhe çokollatat e shijshme. Një ndalesë e vogël në fabrikën e çokollatave do të ngazëllente këdo.

Kafenetë e lezetshme dhe rrugët me kalldrëme i kanë bërë vizitorët ta quajnë atë një gur të çmuar të pazbuluar dhe një Pragë të re.

Por mos na dëgjoni vetëm ne për këtë; ky është kryetari i bashkisë.

“Në se Kievi konsiderohet zemra e Ukrainës, Lvivi është shpirti i saj. Ka teknologji për transplantimin e zemrës, por nuk ka teknologji për transplantimin e shpirtit.

Këtu nuk sheh separatistë të mbështetur nga Rusia – 1100 kilomentra larg nga Krimea dhe 1200 nga rajoni lindor i Donbasit.

Por, edhe pse ky qytet i bukur është larg luftimeve në lindje të Ukrainës, ushtarët që përgatiten për ato luftime janë shumë më pranë nga sa mund të mendohet.

Forcat ukrainase janë vetëm pak orë larg me makinë, duke u stërvitur nga trupat amerikane për aftësitë bazë që duhet të ketë një ushtar dhe një njësi e mirë luftarake.

"Sot mësuam si të ndihmojmë të plagosurit, mënyrën e duhur për të marr në shënjestër dhe të tjera si këto. Kjo stërvitje është shumë e nevojshme."

Ky ukrainas do të shkoj në lindje për të luftuar pas kësaj stërvitje. Ai na kërkoi t’i përdorim vetëm emrin Sergei për të mbrojtur të afërmit e tij që jetojnë në Rusi.

Në Lviv, banorët me të cilët folëm janë të kënaqur që Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë.

“Kjo është diçka shumë e mirë, pasi për 10 vitet e fundit ushtria jonë nuk ka qënë e përgatitur për luftime. Ata nuk kishin eksperiencën e duhur për të përballuar një armik të tillë. Kemi nevojë për njerëz që të nga mësojnë mënyrën e duhur”, thotë Solomia Gera, banore e Lvivit.

“Në se nuk do të kemi mbështetje nga jashtë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, atëhere lufta do të zgjasë shumë më tepër”, thotë Nikolay Vladimirovich.

Dhe ndërsa lufta vazhdon, njerëzit këtu duan që luftimet në lindje të përfundojnë sa më shpejt.

XS
SM
MD
LG