Lidhje

Mobilizim i forcave separatiste në Ukrainë


Në Ukrainë, një prej udhëheqësve të separatistëve pro-rusë, njoftoi një “mobilizim të përgjithshëm” për të shtuar me të rreth 100,000 luftëtarë, forcat separatiste.

Alexander Zakharchenko, udhëheqësi i republikës së vetëshpallur të

Donetskut, u citua të ketë thënë se “armiku”, duke patur parasysh qeverinë e Ukrainës, po i shton forcat në jug të rajonit të Donetskut, “për një sulm të mundshëm” dhe se mobilizimi i forcave rebele ishte i nevojshëm për “balancimin e situatës”

Ai tha se rekrutimet reja të luftëtarëve do të fillojnë për 10 ditë dhe se fillimisht ata do të jenë vullnetarë. Sipas tij, plani është që të bashkohen forcat e republikës së vetëshpallur të Donetskut, me ato të republikës tjetër të vetëshpallur të Luhanskut dhe se shifra e luftëtarëve mendohet të arrijë në rreth 100 mijë vetë. Ai tha gjithashtu se do të shtohen edhe pajisjet ushtarake, por pa dhënë hollësi se nga do të merren, apo financohen ato.

Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Gjermania nuk do të ndihmojë Ukrainën me armë. Konflikti në Ukrianë nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake, shtoi ajo.

Komentet e zonjës Merkel pasojnë një njoftim nga Uashingtoni se administrata e presidentit Obama po shqyrton mundësisnë e ndihmës ushtarake për qeverinë e Ukrainës. Gazeta Nju Jork Times vinte në dukje të dielën, se ndërsa presidenti nuk ka marrë ende vendim, administrata e tij po e rishqyrton këtë çështjen e ndihmës ushtarake.

XS
SM
MD
LG