Lidhje

Ukrainë, 8 ushtarë të vrarë në 24 orë


Zyrtarët në Ukrainë thonë se në një periudhë 24-orëshe janë vrarë tetë ushtarë dhe 16 të tjerë janë plagosur, një shenjë e intensifikimit të dhunës mes forcave qeveritare dhe atyre të rebelëve pro-rusë.

Tre ushtarë ukrainas u vranë nga bombardimet dhe pesë të tjerë humbën jetën nga shpërthimi i minave të tokës në rajonin e Luhanskut, sipas njoftimit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës. Shifra e viktimave të njoftuara sot është më e larta në më tepër se 1 muaj.

Rebelët përdorën artilerinë e rëndë dhe sulmet ishin më intensive pranë qyteteve Svitlodarsk dhe Horlivka, si dhe në rajonin në perëndim të Donetskut, nën kontrollin e rebelëve, sipas zëdhënësit të ushtrisë ukrainase.

Kombet e Bashkuara thonë se që nga fillimi i konfliktit të Ukrainës, në prill të vitit të kaluar, janë vrarë më tepër se 6 mijë e 500 njerëz.

XS
SM
MD
LG