Lidhje

SHBA vendosin kufizime vizash lidhur me Ukrainën


Shtetet e Bashkuara vendosën kufizime vizash për rusët dhe banorët e Krimesë, që siç thuhet në vendim, përbëjnë kërcënim për Ukrainën.

Po ashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Presidenti Obama lëshoi një vendim ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj grupeve dhe individëve “përgjegjës për aktivitetet që minojnë proceset demokratike ose institucionet e Ukrainës”.

Vendimi ekzekutiv u drejtohet zyrtarëve që kanë përvetësuar pasuri shtetërore të Ukrainës ose që synojnë të ushtrojnë pushtet qeveritar pa qënë të autorizuar nga qeveria e re e Ukrainës në Kiev.

Këto sanksisone u shtohen masave të mëparshme të marra nga Shtetet e Bashkuara, si pezullimi i bisedimeve dy-palëshe me Rusinë për tregëtinë, pezullimi i takimeve të tjera dy-palëshe, si dhe pezullimi i përgatitjeve në bashkëpunim me vendet e tjerta të G-7 për takimin e G-8, që ishte planifikuar të zhvillohej në qershor në Soçi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG