Lidhje

Ukrainë: Zyrtarët thonë se shpërthimet në qytetin lindor janë akte kriminale

  • Zëri Amerikës

Ukrainë: Zyrtarët thonë se shpërthimet në qytetin lindor janë akte kriminale

Ukrainë: Zyrtarët thonë se shpërthimet në qytetin lindor janë akte kriminale

Zyrtarë ukrainas thonë se dy shpërthimet që tronditën një qytet lindor mëngjesin e sotëm ishin akte kriminale dhe se ka kërcënime për vendosje të tjera bombash.

Policia thotë se dy shpërthmet në mëngjes herët pranë ndërtesës së një kompanie minierash dhe një tregu qendror në Makijivka dëmtuan thuajse gjithë banesat përrreth, por pa dëme në njerëz.

Shërbimi sekret ukrainas thotë se një letër e gjetur pranë vendngjarjes përmbante një kërkesë për 5.4 milion dollarë si dhe kërcënimin për 5 shpërthime të tjera bombash gjatë ditës nëse shuma e kërkuar nuk paguhej. Sipas kësaj letre, 5 bombat janë vendosur në zona të ndryshme të qytetit.

Makijivka është një qyte në rajonin Donetsk , që është vendlindja e presidentit Viktor Janukoviç.

Hetuesit thonë se ata nuk e përjashtojnë mundësinë që sulmet ishin akte terrorizmi.

XS
SM
MD
LG