Lidhje

BE, sanksione ndaj udhëheqësve separatistë pro rusë


Bashkimi Evropian thotë se po vendos sanksione mbi 11 drejtues të rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, përfshi udhëheqësin separatist Alexander Borodai.

Rebelët kanë shpallur pavarësinë e rajonit dhe kanë luftuar me trupat qeveritare. Borodai është shtetas rus, që e ka shpallur veten kryeministër të rajonit Donetsk në lindje Ukrainës.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj dhjetra njerëzve dhe bizneseve të përfshira në krizën e tanishme në Ukrainë.

Të premten, organizata Amnesty International tha se ka prova që tregojnë se separatistët pro-rusë kanë kryer tortura çnjerëzore në lindje të Ukrainës.

Raporti i Amnesty Internations tregon gjithashtu prova të një numri të vogël abuzimesh nga forcat ukrainase.

UKRAINA: 19 TË VRARË NGA SULMI I SEPARATISTËVE

Dje, ministri ukrainas i Mbrojtjes tha se një sulm me raketa nga rebelët në lindje të vendit vrau të paktën 19 ushtarë dhe plagosi 93 të tjerë.

Rebelët patën në objektiv fshatin Zelenopillia në rajonin e Luhanskut, pranë kufirit rus.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se përgjegjësit për këtë sulm "do të gjehen dhe do të eliminohen". Ai tha se për çdo ushtar ukrainas të vrarë, rebelët do të paguajnë me jetën e "qindra vetëve nga radhët e tyre."

Në Ukrainën lindore janë shtuar luftimet që nga fundi i qershorit, kur skadoi armëpushimi.

Që nga ajo kohë, forcat ukrainase i kanë dëbuar rebelët nga disa qytete, si Slovyansku, që ishte bastioni i tyre kryesor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG