Lidhje

Ukrainë: Dy udhëheqës të lartë rebelë lënë betejën


Dy nga udhëheqësit më të lartë seperatistë pro-rusë që po përleshen me forcat ukrainase pranë kufirit rus kanë lënë armët të enjten, ndërsa trupat ukrainase godasin zonat pranë qyteteve Luhansk dhe Donetsk të kontrolluara nga rebelët.

Predhat e artilerisë goditën qendrën e Donetskit për herë të parë që nga fillimi i rebelimit kundër sundimit ukrainas në muajin prill. Njoftimet e medias perëndimore thonë se të paktën 25 njerëz humbën jetën gjatë goditjes së Donetskit me artileri, ndërsa Ukraina njoftoi se kishte humbur 9 ushtarë. Heqja dorë nga beteja e Igor Strelkov dhe Valery Bolotov me shtetësi ruse, ndodh ndërkohë që një autokolonë ruse me ndihma qendron e parkuar në anën ruse të kufirit. Destinacioni dhe përmbajtja e autokolonës gjigande ende nuk janë të qarta.

Autoritetet në Kiev thonë se autokolona do të lejohet të futet në Ukrainë vetëm pasi të inspektohet së pari nga Kryqi i Kuq.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG