Lidhje

Kiev: Vritet me armë zjarri një gazetar ukrainas


Një gazetar i njohur ukrainas u vra me armë zjarri në rrugë, thanë sot zyrtarë ukrainas.

Ministria e brendshme ukrainase tha me anë të një deklarate se Oles Buzina, kryeredaktor i gazetës “Today” u vra pranë shtëpisë së tij në Kiev.

Sipas njoftimeve, gazetari u vra nga dy persona të maskuar që u larguan me një makinë. Policia po bën hetime për ngjarjen.

45 vjeçari Buzina ishte i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse. Një ditë më parë u vra në një sulm të ngjashëm një ish-anëtar i parlamentit i partisë së ish-presidentit Viktor Yanukovich.

XS
SM
MD
LG