Lidhje

Marrëveshja për tregëtinë e armëve konvencionale


Përfaqësues nga mbi 60 vende të botës nënshkruan në selinë e OKB-së në Nju Jork marrëveshjen e parë globale për tregëtinë e armëve konvencionale, një tregëti me vlerë prej 70 miliardë dollarësh.

Shqipëria ishte mes vendeve nënshkruese të këtij traktati. Shtetet e Bashkuara, eksportuesi më i madh i armëve, nuk e nënshkruan traktatin.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se SHBA do ta nënshkruajnë traktatin sapo të përfundojë përkthimi zyrtar i tij. Eksportues të tjerë të mëdhenj si Rusia dhe Kina, si dhe importues të mëdhenj, si India, Arabia Saudite, Indonezia dhe Egjipti abstenuan.

Në deklaratë thuhej se traktati është “një kontribut i rëndësishëm për çrrënjosjen e tregtisë së paligjshme të armëve konvencionale, që nxit konflikte, fuqizon ekstremistë të dhunshëm dhe kontribuon tek shkelja e të drejtave të njeriut”.

Shoqata Kombëtare e Armëve, një organizatë e fuqishme amerikane pro-grupeve të lobimit për mbajtjen e armëve, e kundërshton traktatin dhe është zotuar të përpiqet të bllokojë ratifikimin e tij në Senat.
XS
SM
MD
LG