Lidhje

OKB: Hetim i pavarur për masakrën në Houla


Houla, Syria map
Houla, Syria map

Të premten e kaluar atje u vranë të paktën 108 njerëz- thuajse gjysma e tyre fëmijë.

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e njeriut Navi Pillay, bëri thirrje për një hetim të pavarur lidhur me masakrën në qytetin Houla ditën e premte ku u vranë të paktën 108 njerëz- thuajse gjysma e tyre fëmijë.

“ Mesazhi im për presidentin Assad është se të jesh në drejtimin e një vendi do të thotë të kesh përgjegjësi për mbrojtjen e jetëve të civilëve dhe për respektimin e kërkesave demokratike të popullit”.

Takimi i sotëm i Këshillit të Sigurimit u zhvillua ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut njoftuan për atë që ata e kanë quajtur një tjetër vrasje në masë të njerëzve. Sipan Hassan i organizatës Vëzhguesit Sirian për të drejta e njeriut tha për Zërin e Amerikës se njerëz të paidentifuikuar vranë 12 punonjës pranë qytetit Kusair në provincën Homs ditën e djeshme.

Ndërkaq agjencia Associated Press ka publikuar dëshminë e marrë përmes SKYP-et të një djali 11 vjeçar të quajtur Ali el Sayed, i mbijetuar i masakrës së Houlës. Ai thotë në rrëfimin e tij se njerëz të veshur me të zeza dhe civilë të armatosur hynë në shtëpinë e tij duke vrarë të gjithë pjestarët e famijles, më i vogli prej të cilëve vëllai i tij 6 vjeçar.

Negociatori ndërkombpëtar për Sirinë Koffi Anna nga Libani ka deklaruar se është “ i irrituar “ për vazhdimin e dhunës dhe vrasjet në Siri dhe tha se ndonëse nuk është arritur armëpushimi i propozuar në planin e tij për paqe, ai do të mbështeste çdo mundësi tjetër që do të ndërrmaret nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG