Lidhje

OKB: Armëpushimi për dy Koretë ende në fuqi


Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja e armëpushimit që i dha fund luftës koreane është ende e vlefshme, megjithë pretendimet e Koresë së Veriut se e ka anuluar atë.

Zëdhënësi i lartë i OKB-së, Martin Nesirky, tha sot se termat e marrëveshjes nuk e lejojnë as Korenë e Veriut dhe as atë të Jugut t shkelin atë në mënyrë të njëanëshme. Ai tha se marrëveshja 60 vjeçare që është miratuar nga Asambleja e Përgjithashme e OKB-së është ende në fuqi.

Javën e kaluar, ministria e jashtme koreanoveriore tha se po anulon marrëveshjen pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi sanksione të reja kundër Phenianit për provën e tij të fundit bërthamore.

Shtetet e Bashkuara shtuan sot sankionet kundër bankave të tregëtisë së huaj të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG