Lidhje

OKB: Rezolutë për ndëshkimin e abuzimeve nga paqeruajtësit


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po mbështet thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për të kthyer mbrapsht në vendet e tyre, paqeruajtësit që abuzojnë seksualisht ose shfrytëzojnë njerëzit që duhet t’i mbrojnë.

Këshilli miratoi një projekt-rezolutë të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje të premten, sipas së cilës, siç u shpreh ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power, paqeruajtësit e shpallur fajtorë për abuzime seksuale nuk meritojnë të shërbejnë në misione paqeje.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon paralajmëroi se akuzat dëmtojnë besueshmërinë e operacioneve të paqes dhe Kombeve të Bashkuara në Përgjithësi.

XS
SM
MD
LG