Lidhje

OKB: Numër rekord refugjatësh


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR thotë se numri i refugjatëve apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.

UNHCR-ja tha në një raport sot se lufta dhe kriza të tjera vitin e kaluar detyruan një person në çdo 4.1 sekonda të braktisë shtëpinë e tij ose të saj.

Raporti vjetor Prirje Globale thotë se mbi 45.2 milion vetë u shpërngulën në vitin 2012 krahasuar me 42.5 milionë në vitin 2011.

Sipas raportit, lufta ishte arsyeja kryesore për zhvendosje. Mbi 55 për qind e personave që kanë ikur refugjatë janë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Siria dhe Sudani.

UNHCR thotë se Afganistani është vendi nga ku ikin më shumë refugjatë në botë, një vend që e ka mbajtur prej 32 vjetësh.
XS
SM
MD
LG