Lidhje

OKB: Rezolutë për Sirinë, kritikon Këshillin e Sigurimit


Forcat siriane të sigurimit vazhduan përleshjet me kryengritësit dje, ndërkohë që diplomatët e Kombeve të Bashkuara dënuan qeverinë siriane dhe kritikuan Këshillin e Sigurimit për rolin e tyre në kryengritjen 17 mujore në vend.

Aktivistët thonë se trupat siriane sulmuna bazat e opozitës në periferi të Damaskut dhe qëlluan me artileri pjesë të qytetit verior Alepo, qendra tregtare e Sirisë.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha se rreth 20 njerëz u vranë në trazirat e djeshme.

Ndërkaq, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi dje një rezolutë jo-detyruese që dënon Sirinë për përdorimin armëve të rënda në sulmet kundër forcave kryengritëse. Rezoluta gjithashtu kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së se nuk ka arritur të ndalojë dhunën në Siri.

Siria kritikoi ashpër veprimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG