Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent për gjendjen në gadishullin korean


Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent për gjendjen në gadishullin korean
Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent për gjendjen në gadishullin korean

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban sot një takim urgjent, në përpjekje për të çtensionuar gjendjen në gadishullin korean, ku Koreja e Jugut ka deklaruar se do të kryejë një manovër ushtarake, megjithë kërcënimet për kundërpërgjigje nga Veriu.

Rusia bëri thirrje për bisedime urgjente në Nju Jork, me synimin për t’i dërguar, siç u shpreh ajo, “një sinjal për t’u përmbajtur” të dy Koreve dhe për të ndihmuar në “fillimin e aktivitetit diplomatik” që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete politike.

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Kinës diskutuan dje me telefon për gjendjen e krijuar dhe që dy vendet i bënë thirrje Seulit dhe Phenianit të përmbahen. Ushtria jugkoreane thotë se është e vendosur të kryejë një manovër një ditore në ishullin pranë kufirit detar mes dy Koreve.

Seuli ka thënë se manovra do të kryhet të hënën, ose të martën, në varësi të motit. Peniani më parë ju kundërpërgjigj manovrave koreanojugore, duke bombarduar ishullin. Në këtë sulm u vranë 4 koreanojugorë. Ish-ambasadori amerikan në OKB Bill Richardson bisedoi sot në Phenian me zyrtarë koreanoveriorë, ku ai ndodhet me një mision për zgjidhje e krizës.

XS
SM
MD
LG