Lidhje

Paqeruajtësit e OKB-së kapen në kufirin sirian


Kombet e Bashkuara thanë sot se 43 nga paqeruajtësit e saj janë kapur nga një grup i armatosur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit dhe 81 të tjerë nuk mund të largohen nga pozicionet e tyre pranë pikës së kufirit.

Ekstremistët e Frontit Islamik al-Nusra sulmuan dje pikën kufitare. Nuk është e qartë se nga kush janë kapur anëtarët e personelit të Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë, Kombet e Bashkuara thanë se po bënin çdo përpjekje për të siguruar lirimin e paqeruajtësve dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes për të tjerët.

Luftimet intensive në Siri mes grupeve kryengritëse, ekstremistëve islamikë dhe forcave qeveritare, kanë kaluar ndonjëherë edhe përtej kufirit dhe mortajat kanë rënë pranë pozicioneve të OKB-së në pjesën e Lartësive Golan të kontrolluar nga Izraeli.

XS
SM
MD
LG