Lidhje

OKB, sirianët grupi më i madh i refugjatëve në botë


Zyrtari i lartë i OKB-së për refugjatët thotë se sirianët së shpejti do të jenë popullsia me e madhe e refugjatëve në botë, duke ia kaluar afganëve.

Ai tha se personat që janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar krizës, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë traumës dhe plagëve psikologjike. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres foli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i mbështesë fqinjët e Sirisë, që kanë strehuar 2,5 milionë refugjatë sirianë.

Ai theksoi ndikimin që kanë patur këta tre vjet me luftime tek fëmijët sirianë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se një numër i madh civilësh sirianë janë të izoluar nga rrethimi: mbi 200 mijë vetë nga forcat qeveritare dhe 45 mijë nga luftëtarët e opozitës. Ai tha se të dyja palët duhet ta lejojnë ndihmën humanitare të arrijë tek njerëzit në nevojë. OKB-ja thotë se brenda Sirisë janë zhvendosur të paktën 6,5 milionë sirianë.
XS
SM
MD
LG