Lidhje

OKB: Në Siri po kryhen "mizori në masë"


Kombet e Bashkuara thanë se në Siri po kryhen "mizori në masë", ndërkohë që vazhdon fluksi i luftëtarëve të huaj dhe rritja e fuqisë së grupeve ekstremiste.

Një komision i OKB-së për gjendjen në Siri thekson efektin që ka patur konflikti në rajon, duke thënë se ndikimi nuk kufizohet më vetëm në territorin sirian.

Kryetari i komisionit Paulo Pinheiro tha se militantët e Shtetit Islamik kanë marrë zona të mëdha në Sirinë lindore dhe në Irakun verior e perëndimor.

Sipas raportit, fitoret e organizatës Shtetit Islamik në Irak kanë rritur aftësitë ushtarake të këtij grupi dhe militantët gjithnjë e më shumë po luftojnë kundër grupeve të tjera anti-qeveritare në Siri në vend që të luftojnë kundër forcave siriane.

XS
SM
MD
LG