Lidhje

OKB dhe shkeljet e policisë amerikane


Ferguson Protest

Ferguson Protest

Komisioni i Kombeve të Bashkuara kundër torturës po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të hetojnë shkeljet nga policia, ndërsa vazhdojnë protestat lidhur me vendimin e një jurie për të mos ngritur akuza ndaj një polici të bardhë i cili vrau me armë zjarri një adoleshent afrikano-amerikan në shtetin e Mizurit.

Një nga 10 ekspertët e pavarur të komisionit, Jens Modvig tha se zyrtarët amerikanë nuk kanë vënë në dispozicion të dhëna për rastet e përdorimit të tepruar të forcës dhe se si janë hetuar dhe ndjekur penalisht ato.

Raporti i OKB-së vjen mes tensioneve në rritje në Shtetet e Bashkuara pas vrasjes në gusht të adoleshentit Michael Brown në Ferguson të Mizurit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG