Lidhje

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësim për presionin ndaj WikiLeaks

  • Zëri Amerikës

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësim për presionin ndaj WikiLeaks

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësim për presionin ndaj WikiLeaks

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka shprehur shqetësime rreth presionit që po ushtrohet ndaj kompanive private për të ndaluar sherbimet ndaj faqes së internetit WikiLeaks.

Zyrtari i lartë i OKB-së tha sot në Gjenevë se përpjekjet për të bllokuar WikiLeaks mund të shihen si censurë dhe shkelje e të drejtave të faqes së internetit për lirinë e shprehjes.

Ndërkohë, një grup që mbështet WikiLeaks po bën thirrje për të shtuar atë të cilën e quan, “luftë kibernetike” kundër grupeve që kanë ndaluar financimin për atë faqe interneti.

Një zëdhënës për grupin “Anonymous” tha për Zërin e Amerikës se grupi jo i organizuar mirë i piraterisë së internetit po vë në shënjestër kompani si Master Card dhe Visa për t’u treguar atyre, siç tha ai, se ata duhet të mësojnë se nuk mund të braktisin WikiLeaks, sepse faqja e internetit nuk ka thyer asnjë ligj.

Grupi “Anonymous” mori përsipër nxjerrjen nga funksionimi të disa faqeve të internetit të kartave kryesore të kreditit si hakmarrje ndaj tyre pasi ato i kishin pezulluar sherbimet për WikiLeaks. Grupi po ashtu thotë se ka sulmuar faqe interneti në Suedi, vend i cili ka ngritur akuza ndaj themeluesit të WikiLeaks për krime seksuale.

XS
SM
MD
LG