Lidhje

OKB mblidhet për të diskutuar mbi Jemenin


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot për të diskutuar një kërkesë të Rusisë për të ndalur për arsye humanitare goditjet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite në Jemen.

Mbledhja zhvillohet në një kohë që koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka hedhur nga ajri armatime për luftëtarët që po përleshen me kryengritësit Houthi në qytetin port të Adenit.

Përleshjet në rrugë u intensifikuan dje në Aden, ku forcat besnike të Presidentit Abd Rabu Mansour Hadi u përpoqën të pengojnë avancimin e grupeve Houthi në qytet. Në mbështetje të betejës pati edhe goditje të koalicionit nga ajri.

Ndërkaq, ekstremistë të al-Kaidës morën një bazë ushtarake në qytetin jugor të Mukallas, pasi forcuan praninë e tyre në qytet dhe morën edhe portin.

Zyrtarët ushtarakë jemenas thanë se ekstremistët hasën në qëndresë të dobët kur luftuan për marrjen e burgut.

XS
SM
MD
LG