Lidhje

UNDP: “Veriu, ekonomia dhe korrupsioni – probleme për Kosovën”


UNDP: “Veriu, ekonomia dhe korrupsioni – probleme për Kosovën”
UNDP: “Veriu, ekonomia dhe korrupsioni – probleme për Kosovën”

Një anketë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, tregon se rreth 90 për qind e qytetarëve të Kosovës të të gjitha komuniteteve janë shumë të brengosur me zhvillimet aktuale në veriun e Kosovës.

Këto të dhëna u publikuan sot në Prishtinë në raportin e kësaj organizate i hartuar në bazë të një anketimi të kryer gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti.

Në raport thuhet se papunësia, varfëria dhe korrupsioni edhe më tej konsiderohen problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës. Qytetarët i shohin Korporatën energjetike të Kosovës, Gjykata dhe doganat si institucionet kryesore me shkallën më të lartë të korrupsionit.

Raporti tregon rënie të besueshmërisë së qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor dhe prokurorive, ndërsa besueshmëria ka pësuar rënie edhe kundrejt qeverisë dhe Parlamentit, ndërsa ka shënuar rritje kundrejt presidentes së Kosovës.

Pakënaqësia është shtuar edhe me shërbimet publike në Kosovë.

Raporti i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara bazohet në anketimin e rreth 1 mijë e 300 qytetarëve të të gjitha komuniteteve. Problemet janë të ngjashme për të gjitha komunitetet, por dallimet qëndrojnë tek shkaqet e problemeve me të cilat përballen ata.

XS
SM
MD
LG