Lidhje

Përpjekjet për punësim në zonën e Vlorës


Vlora është një nga zonat që, vlerësohet nga ekspertët, se po e godet papunësinë më mirë nga qytetet e tjera. Megjithë vështirësitë e krizës ekonomike, ndërmjetësimet për të punësuar të rinjtë dhe shkollimi i tyre profesional është rritur. Drejtuesja e shërbimit të punësimit në Vlorë, Marjana Cani, thotë se numri i punëkërkuesve është rritur pas hapjes së zyrave të punës, e cila ka ngjallur shpresat dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit. Sipas saj, mosveprimi shumëvjeçar i zyrave të punës solli dekurajimin e të papunëve dhe shumë prej tyre as nuk deklaronin statusin e tyre dhe punonin në të zezë.

Punësimi në Vlorë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:23 0:00

Punësimi në të zezë dhe informaliteti në Vlorë është ende shumë i lartë. Shërbimi i punësimit dhe inspektoriati i punës bashkëpunojnë për të zbardhur punën në të zezë. Gjatë ndërmjetësimit për punë të reja bizneset deklarojnë tani më shumë punëtorë me sigurime dhe dokumenta të rregullta. Zyra e punës në Vlorë është e angazhuar për të rritur punësimin, duke ndërmjetësuar me bizneset dhe duke përfshirë sa më shumë njerëz në programet e nxitjes së punësimit.

Një tjetër burim punësimi për krahinën janë edhe projektet e agjencisë së zhvillimit ekonomik lokal në Vlorë, AULEDA, të cilat nxitin vetëpunësimin përmes krijimit të bizneseve të reja. Dy projekte i përkasin vetëpunësimit të pakicave rome dhe egjiptase, të cilat po krijojnë 24 biznese të reja në shërbime turistike dhe dhe agroindustri.
Ashtu si pakicat, AULEDA po mbështet me kreditime edhe bizneset e vogla vlonjate, të cilat i ndihmon të hartojnë plane biznesi dhe i mbështet me kredi për punë dhe vetëpunësim. Drejtuesja e agjencisë Auleda, Mirela Koçi, thotë se nxitja e vetpunësimit është shtysa kryesore në bashkëpunimin me bizneset e vogla. Një fushë e vecantë është kreditimi i bisneseve në fshat.
Disa projekte po mbështesin edhe ringritjen e artizanatit vlonjat, krahas prodhimeve origjinale vendase të djathit, verës dhe mishit. Një studim për strategjitë e zhvillimit rajonal, arriti në përfundimin se në krahinën e Vlorës burimet kryesore të punësimit janë sektorët turizmi dhe agro-industria, ndaj edhe ato po mbështeten më shumë nga të tjerët.
XS
SM
MD
LG