Lidhje

UNESCO, diskutim për Gjirokastrën dhe Beratin


Komiteti i Trashëgimisë Botërore të Unescos pëjashtoi mundësinë e përfshirjes në Listën e Pasurive në Rrezik për Gjirokastrën dhe Beratin. Të dy qytetet historike mbrohen në seri nga UNESCO dhe rrezikonin përfshirjen në këtë listë pas një Misioni kritik të organizatës tre vjet më parë. Sipas burimeve zyrtare shqiptare, gjatë takimit të Komitetit, që po zhvillohet në Bon të Gjermanisë, (29 qershor- 8 Korrik), është marrë në shqyrtim Raporti i autoriteteve shqiptare mbi menaxhimin e dy qendrave historike. Komiteti ka votuar për mospërfshirjen e dy qyteteve në Listën e Pasurive Botërore në Rrezik, hap që mund të sillte pasoja sidomos për promovimin e vlerave historike si të Gjirokastrës edhe Beratit.

Qeveria shqiptare vendosi një moratorium për ndërtimet në këto dy qendra historike në Tetor të vitit të shkuar, ndërkohë që dhjetëra ndërtime pa kriter janë toleruar gjatë këtyre viteve duke cënuar asamblet arkitekturore.Gjirokatsra dhe Berati, dy qytete që ruajnë mjaft mirë vlera arkitekturore të banesës shqiptare në periudhën otomane, kanë sfida te medha me nevojën për restaurime, mbrojtjen nga zjarri dhe strategjitë e zhvillimit turistik.

XS
SM
MD
LG