Lidhje

Fshati palestinez në UNESCO


Një fshat i lashtë palestinez është përfshirë në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Banorët e fshatit Batir, që ndodhet në jug të Jeruzalemit në Bregun Perëndimor, thonë se shpresojnë që njohja nga Agjencia Kulturore e Kombeve të Bashkuara do t’i mbrojë shtëpitë e tyre nga planet izraelite për të ndërtuar një mur ndarës në rajon.

Izraeli filloi ndërtimin e barrierës në Bregun Perëndimor më shumë se 10 vjet më parë, duke thënë se pengon lëvizjen e ekstremistëve palestinezë. Palestinezët këmbëngulin se barriera grabit tokë nga atdheu i tyre i ardhshëm.

UNESCO tha se fshati kërcënohet me dëmtime të pariparueshme, duke përmendur “fillimin e ndërtimit të murit që do t’i pengonte fermerët të shkonin në arat që kanë kultivuar prej shekujsh”.
XS
SM
MD
LG