Lidhje

Objektet e reja në listën e UNESCO-s


Alamo në San Antonio, Teksas
Alamo në San Antonio, Teksas

Komiteti i OKB-së për Arsimin, Shkencën, Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore UNESCO, i ka shtuar listës së trashëgimisë botërore 27 objekte të reja për vitin 2015, mes tyre Alamon, një monument që ndodhet në qytetin jugperëndimor të Teksasit, San Antonio.

Ndërtesa e Alamos është pjesë e pesë misioneve të San Antonios, i krijuar nga urdhërat fetarë katolikë në shekullin e 18-të, për të përhapur krishtërimin në mesin e banorëve lokalë. Alamo bëhet kështu objekti i 23 në Shtetet e Bashkuara që përfshihet në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Në listën e këtij viti, po ashtu përfshihen rreth 12 qendra industriale në Japoni, që përfaqësojnë industrializimin e shpejtë të vendit nga fundi i shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, vitet kur vendi u drejtua nga perandori Meiji.

XS
SM
MD
LG