Lidhje

UNFPA: Studim mbi planifikimin familjar


Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën UNFPA sapo ka përfunduar një studim mbi shërbimet e planifikimit familjar dhe shëndetit riprodhues, i cili kërkon një përqasje e re në këtë fushë. Studimi nxorri se sektori privat nuk është gati të përfshihet në këto shërbime, prandaj shteti shqiptar do të vazhdojë të financojë plotësisht kërkesat e planifikimit familjar bazuar në kritere të reja mbi grupimet sociale më në nevojë.

Shërbimet e planifikimit familjar dhe shëndetit riprodhues nuk janë vetëm cështje parash, nëse të rinjtë apo çiftet e reja kanë apo jo të holla të blejnë mjete kontraceptive; ato rrethohen me mendësi të vjetra, që krijojnë grupe nga më të ndryshmet.

Specialistët pohojnë se kjo qasje e re nda planifikimit familjar lindi si domosdoshmëri për të ndihmuar ato grupime të popullatës në nevojë. Sektori publik i ndihmon të gjithë, po së pari komunitetet me të ardhura më të vogla, që nuk kanë mundësi të blejnë këto shërbime, por kriteret janë të shumta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me gjendjen e ekonomike.

Shërbimet e planifikimit familjar janë një histori suksesi në Shqipëri, thotë Dorina Toçaj nga UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën. Nga viti 2010 dhe gjatë 2014 qeveria ka financuar dhe do të vazhdojë plotësisht shërbimet kontraceptive falas për popullatën. UNFPA ka qenë mjaft aktive në shqipëri për të ndihmuar qeverinë shqiptare për hartimin dhe zbatimin e strategjisë për kontraceptivët, sistemin logjistik të kontraceptivëve. Forcimin e shëndetit riprodhues,

Paralelisht me sistemin shëndetësor Shqipëria ka të shtrirë në të gjithë territorin edhe një rrjet të mirorganizuar për shërbimet e planifikimit familjar,\; sfida e mëtejshme mbetet cilësia e këtyre shërbimeve, e cila shpesh dëmtohet nga barriera të ndryshme ekonomike dhe sociale.

http://www.un.org.al/subindex.php?faqe=details&id=114
XS
SM
MD
LG