Lidhje

United Airlines: Kompjuterat janë rikthyer në funksionim

  • Zëri Amerikës

United Airlines: Kompjuterat janë rikthyer në funksionim

United Airlines: Kompjuterat janë rikthyer në funksionim

Kompania ajrore amerikane, United Airlines tha se kompjuterat e saj janë rikthyer në funksionim, por zyrtarët e saj thanë se ende janë duke u përpjekur për të rifilluar operacionet normale pas një anomalie që shkaktoi ndërprerjen e shumë fluturimeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kompania njoftoi sot në rrjetin Twitter se sistemi i saj kompjuterik është përsëri në funksionim, disa orë pas anomalisë që filloi të premten.

Kompania United tha se anomalia shkaktoi pezullime të fluturimeve dhe bllokimin e shumë udhëtarëve për orë të tëra në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Çrregullime pati edhe në sistemin e prenotimeve.

Kompania nuk ka konfirmuar se kur do të rifillojë fluturimet normale, apo sa aeroplanë u ndikuan në kulmin e mosfunksionimit të sistemit kompjuterik.

XS
SM
MD
LG