Lidhje

United dhe Continental bashkohen, duke krijuar kompaninë ajrore më të madhe në botë


Dy shoqëri ajrore amerikane, United dhe Continental po bashkohen përmes një marrëveshjeje 3 miliardë dollarëshe, duke krijuar kompaninë ajrore më të madhe në botë.

Dy kompanitë së bashku kanë gati 700 avionë, 88 mijë punonjës dhe fluturojnë në 370 destinacione në 59 vende.
Kompania do të quhet United Airlines. Shefi ekzekutiv i kompanisë Continental, Jeff Smisek do të jetë në të njëjtin pozicion në kompaninë e re ndërsa bosi i United, Glenn Tilton do të jetë kreu i saj.

Bordet e të dyja kompanive miratuan marrëveshjen e bashkimit dje, por ajo duhet të marrë gjithashtu miratimin e sindikatave dhe do të analizohet nga agjencia regullatore amerikane e antitrusteve.

Kompania shpreson të kursejë më shumë se një miliard dollarë në vit duke eliminuar një pjesë të punonjësve dhe operacione të panevojshme.

Kjo pritet të shkurtojë konstot e operacioneve me 8 përqind. Më pak fluturime dhe konkurrencë do ta bënte më të lehtë për shoqëritë ajrore që të rrisnin çmimet.

XS
SM
MD
LG