Lidhje

Universitetet e Shqipërisë hapin auditorët për 21 mijë studentë të rinj


Universitetet e Shqipërisë hapin auditorët për 21 mijë studentë të rinj

Universitetet e Shqipërisë hapin auditorët për 21 mijë studentë të rinj

Universitetet e Shqipërisë nisën sot vitin e ri akademik me një seri ndryshimesh programore dhe infrastrukturore. Janë 181 degët e studimeve universitare pritën sot mbi 21 mijë studentë të rinj, pas disa konkurrimesh, provimesh dhe regjistrimesh, sipas sistemit meritë - preferencë. Grupe të mëdha studentësh mbushën sot sheshin “Nënë Tereza” dhe mjediset e fakulteteve në cdo cep të Tiranës me dëshira dhe ambicje për të arritur rezultate sa më të larta.

“Sot e nisa universitetin dhe pas 2-3 vjetësh e shoh veten që ta kem mbaruar me rezultate të mira dhe të futem për master. Ky është objektivi im; masteri. Ta mbaroj edhe masterin, sepse pa të nuk ke ku shkon fare, le pastaj të gjesh punë të mirë” – thotë Brajen Hoxha, student i vitit të parë, fakulteti inxhinieri elektrike.

Disa prej studentëve më pasionantë besojnë se 3-4 vjet studime kalojnë shpejt dhe ata e shohin veten si protagonistë në fushat e tyre shkencore. “Dega e energjitikës në fakultetin e inxhinierisë elektrike më duket një degë e këndshme dhe e bukur për t’u vazhduar. Energjitika është e ardhmja. Shpresojmë që të futim sa më shumë në Shqipëri energjinë alternative, pse jo të erës, të diellit. Shqipëria duhet të shpërthejë në energjitikë, sepse ka shumë resurse akoma të pashfrytëzuara, që do t’i vijë koha dhe shpresoj që brezi im do ta drejtojë këtë fushë. Energjinë e të ardhmes së Shqipërisë e mendojmë pa ndotje, energji të pastër” - Henri Zyka, studenti I vitit të parë, fakulteti inxhineri elektrike, dega energjitikë.

Një nga Universitetet më të rëndësishme të kryeqytetit shqiptar është universiteti politeknik, i cili ka shtuar këtë vit laboratoët shkencorë dhe numrin e studentëve. Zëvendës- rektori i Universitetit Politeknik, profesor Akli Fundo, thotë se Universiteti ku ai punon ka bërë gjithcka gati për akreditim profesional. “Ne kemi hapur një degë të re; degën e inxhinierisë ekonomike, e cila është një degë shumë e përhapur dhe e suksesshme edhe në SH.B.A. ashtu edhe në vendet e Europës. Numri i studentëve në Universitetin Politikenik që fillojnë sivjet në vit të parë shkon në 2 mijë e 200 vetë, rreth 10 për qind më shumë se sa vjet. Ne kemi dyfishuar kapacitetet pritëse. Në nëntor inaugurojmë godinën e re të akultetit të inxhinierisë së ndërtimit, si dhe godinën e rindërtuar të Institutit të Gjeoshkencave. Në ato universitete ku punohet vijnë edhe investimet nga qeveria. Sigurisht që ka edhe probleme, por po punove ato zgjidhen” – thotë zoti Fundo.

Universitetet shqiptare po shtojnë ndjeshëm këto vite numrin e studentëve. Kjo e ka vendosur administratën përbalë sfidash të reja në shtimin e numrit të pedagogëve dhe në zgjerimin e mjediseve të studimit. Krahas universiteteve publike në qytetet më të mëdha të Shqipërisë, prej disa vjetësh janë hapur edhe disa universitete private, të cilat gjithashtu po tërheqin një numër gjithnjë e më të madh studentësh.

XS
SM
MD
LG