Lidhje

Zgjidhen me marrëveshje paditë ndaj Universitetit Trump


Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, tha se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka rënë dakord për të paguar 25 millionë dollarë për të zgjidhur disa padi mashtrimi ndaj ish-Universitetit të tij, Trump. Ai tha se marrëveshja ishte një ndryshim i papritur i Donald Trumpit dhe një fitore e madhe për më shumë se 6 mijë persona që u viktimizuan nga prakikat mashtruese të tij, siç u shpreh ai.

Avokatët e zotit Trump më parë kishte thënë se ai nuk do të pranonte të paguante për zgjidhjen e çështjes. Por tani avokatët thonë se përgatitjet e zotit Trump për administratën e tij në Shtëpinë e Bardhë janë më të rëndësishme.

Avokati Daniel Petrocelli tha se arritja e kompromisit për ta zgjidhur çështjen nuk do të thotë se presidenti i zgjedhur Trump ose Universiteti Trump pranonin se kishin bërë ndonjë gabim.

Zgjidhja erdhi 10 ditë para përzgjedhjes së jurisë që ishte planifikuar të fillonte shqyrtimin e një nga tre rastet kundër Trumpit. Juria do të vendoste mbi një padi civile të ngritur nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut kundër shkollës për investitorë të pasurive të patunshme në New York, si dhe dy padi në Kaliforni të paraqitura nga ish-studentët në Universitetin Trump.

Avokati i akuzuesve Jason Forge e quajti zgjidhjen e çështjes me anë të marrëveshjes një fitore të madhe, pasi të gjithë ankuesit do të merrnin paratë e tyre.

Donald Trump ka mohuar gjithmonë akuzat kundër universitetit Trump, i cila ka një vit që është mbyllur. Në bazë të marrëveshjes, zoti Trump nuk është i detyruar për të pranuar se ka bërë ndonjë gabim.

Një gjykatës federal në dy rastet në Kalifornisë ishte caktuar të premten për të marrë në shqyrtim argumentet në bazë të kërkesës së zotit Trump për ta shtyrë gjykimin deri pas inaugurimit të tij si president më 20 janar.

Paditë pohonin se Universiteti Trump kishte mashtruar studentët që paguanin deri në 35,000 dollarë për të mësuar teknikat e Trumpit për të investuar në pasuri të patundshme. Sipas padive, Trump nuk ka qenë i përfshirë në zgjedhjen e instruktorëve që jepnin mësim dhe tha se shkolla u vetëquajt universitet, ndërsa nuk ishte një shkollë e akredituar.

XS
SM
MD
LG