Lidhje

Ban Ki Mun bën thirrje për përgjigje ndaj vërshimeve në Pakistan në një takim ndërkombëtar

  • Zëri Amerikës

Ban Ki Mun bën thirrje për përgjigje ndaj vërshimeve në Pakistan në një takim ndërkombëtar

Ban Ki Mun bën thirrje për përgjigje ndaj vërshimeve në Pakistan në një takim ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun bëri thirrje dje për një përgjigje të menjëherëshme ndërkombëtare për zonat e përmbytura në Pakistan gjatë takimit ministror të nivelit të lartë për këtë çështje në Nju Jork.

Takimi i rreth 25 zyrtarëve të lartë, përfshirë sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, u zhvillua para takimit vjetor të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për gjendjen në Pakistan që hapet të enjten.

Por takimi rezultoi në pak kontribute të reja për shumën prej dy miliardë dollarësh për të cilën bëri thirrje OKB-ja javën e kaluar.

Zoti Ban tha se qëllimi i takimit të djeshëm ishte t’i dërgohej një mesazh i qartë popullit të Pakistanit se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë ç’është e mundur për ta ndihmuar “hap pas hapi” vendin në procesin e ndihmave, përtëritjes dhe rindërtimit.

XS
SM
MD
LG