Lidhje

Ushtria turke vret gabimisht 35 civilë në territorin e Irakut


Ushtria turke vret gabimisht 35 civilë në territorin e Irakut

Ushtria turke vret gabimisht 35 civilë në territorin e Irakut

Një zyrtar turk konfirmoi se 35 personat që u vranë nga sulmet ajrore turke në Irak ishin civilë që ushtria gabimisht kujtoi se ishin rebelë kurdë.

Zyrtari i partisë në pushtet Husein Celik tha se informacionet fillestare tregojnë se viktimat ishin kontrabandistë dhe jo terroristë dhe kërkoi ndjesë për vdekjet.

Më parë, ushtria turke tha se avionët e saj bombarduan një zonë që përdoret shpesh nga rebelët e partisë Punëtorët e Kurdistanit. Por zyrtarët pro-kurdë thanë se shumica e të vrarëve ishin adoleshentë që shisnin mallra në kufi duke e cilësuar sulmin një masakër.

Pamjet filmike tregojnë vajtuesit të mbledhur përreth trupave të mbështjellë në batanije.

Partia Punëtorët e Kurdistanit ka gati 20 vjet që lufton për autonominë nga Turqia. Luftimet kanë vrarë dhjetra mijëra njerëz.

Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë parti si grup terrorist.

XS
SM
MD
LG