Lidhje

Uragani Iren ka shkatuar dëme prej 7 miliardë dollarësh


Uragani Iren ka shkatuar dëme prej 7 miliardë dollarësh
Uragani Iren ka shkatuar dëme prej 7 miliardë dollarësh

Ekonomistët llogarisin se uragani Iren shkaktoi të paktën 7 miliardë dollarë dëme, ndërsa përfshiu shtetet përgjatë bregdetit lindor të Amerikës, duke shkaktuar edhe 40 të vdekur.

Përllogaritjet prej 7 miliardë dollarësh janë më të ulëta se sa parashikimet e mëparshme dhe bëhen nga një korporatë në shtetin e Merilandit, e cila përdor statistika dhe modele matematike për të studjuar koston e katastrofave natyrore.

Kjo stuhi e madhe goditi bregdetin e shtetit të Karolinës së Veriut, duke dëmtuar industrinë e turizmit të kësaj zone.

Uragani më pas lëvizi drejt veriut në Virxhinia, New Jersey dhe New York, ku kërcënoi një prej zonave me popullsi më të dendur dhe pjesë kyçe të sistemit financiar me bazë në qytetin e New Yorkut.

Përgjatë rrugës së saj, Iren shkaktoi ndërprerjen e rrymës elektrike për gati 4 milion banorë, evakuimin e 2 milion e gjysëm njerzve si dhe dëmtoi rrugë, ura dhe ndërtesa si pasojë e errërave të fuqishme, përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve.

Eksperti i uraganëve, Dr. Roger Pielke thotë se kostoja ekonomike e uraganëve është ngritur shumë gjatë dekadave të fundit sepse miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur në zonat bregdetare, të cilat janë të pambrojtura nga stuhi të tilla.

"Përgjatë gjithë Gjirit të Meksikës dhe bregdetit të Atlantikut, nga shteti jugor i Teksasit deri në veri në Mein, ka shumë pak zona, ku nuk do të shkaktoheshin dëme të mëdha, nëse do të godiste një stuhi e fuqishme".

Ai thotë se rregullat më të mira të ndërtimit ndihmojnë në parandalimin e rritjes edhe më të shpejtë të kostos nga dëmet, madje ai thotë se edhe parashikimet më të mira të motit ndihmojnë në uljen e viktimave në njerëz.

Kompanitë e sigurimeve do të paguajnë rreth 40 deri 50 për qind të këtyre kostove, të mbuluara prej tyre për pronarët.

Michael Barry i Institutit Informativ të Sigurimeve thotë se kjo industri ka rezerva të mjaftueshme financiare për të mbuluar këto shpenzime, megjithëse ky vit ka qpnë i vështirë.

"2011-ta, edhe pa uraganin Iren, do të kishte qënë një vit plot katastrofa natyrore në Shtetet e Bashkuara".

Zoti Barry thotë se një seri tornadosh vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara kanë minimizuar tashmë rezervat e industrisë së sigurimeve.

XS
SM
MD
LG