Lidhje

Uragani Irenë u afrohet brigjeve lindore në SHBA me erë dhe shi

  • Zëri Amerikës

Uragani Irenë u afrohet brigjeve lindore në SHBA me erë dhe shi

Uragani Irenë u afrohet brigjeve lindore në SHBA me erë dhe shi

Autoritetet në zonat me popullsi të dendur të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara kanë filluar evakuimin e vizitorëve nga plazhet dhe pikat e pushimit, në përgatitje për uraganin Irene. Metereologët bënë sot një paralajmërim për rrezikun e goditjes nga uragani për pjesën më të madhe të brigjeve të Karolinës së Veriut.

Stuhia e fuqishme goditi ishujt Bahamas me erëra, shpejtësia e të cilave shkon deri në 185 kilometra në orë. Ka patur njoftime për dëme masive në dy prej ishujve jugorë të Bahamasit, por jo për të plagosur. Guvernorët e Karolinës së Veriut, Virxhinias dhe Nju Xhërzit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, u bëri thirrje banorëve që të përgatiten për t’u transferuar në lartësi më të mëdha, pasi disa zona të qytetit mund të urdhërohen të evakuohen.

Stuhia pritet të fuqizohet më tej sot dhe të lëvizë nga jugu i brigjeve lindore drejt atyre verilindore të Shteteve të Bashkuara sonte gjatë natës.

XS
SM
MD
LG