Lidhje

SHBA: 74 të vdekur nga uragani Sendi


Superstorm Sandy
Superstorm Sandy
Në Nju Jork metroja dhe autobuzët rifilluan shërbime të kufizuara pas ndalimit të tyre për katër ditë për shkak të uraganit Sendi.

Punonjësit e emergjencës po pompojnë ujin nga tunelet dhe ndërtesat e përmbytura ndërkohë që qyteti dhe periferitë e tij po përpiqen të mëkëmben pas stuhisë. Për të shmangur bllokimin e trafikut, makinat me më pak se tre njerëz nuk lejohet të hynë në qytet. Shkollat janë të mbylluar dhe qindra mijëra njerëz janë ende pa drita, një vështirësi e madhe kjo në një qytet ku shumë njerëz jetonë nëpër gradaçiela.

Autoritet e Nju Jorkut po paralajmërojnë njerëzit që të mos notojnë apo të vozitin në lumenjtë dhe gjiret e qytetit për të shmangur ndotjet.

Më shumë se një milion njerëz në Nju Xhersi, të cilët u goditën nga stuhia, janë pa energji elektrike. Rradhët e makinave zgjaten rreth dy kilometra në ato pak stacione benzine që funksionojnë.

Numri i përgjithëm i të vdekurve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi qendron në 59. Ekipet e shëtimit thonës e presin të gjejnë trupa të tjerë ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në rënojat e shtëpive.

Numri total i të vdekurve nga stuhia Sendi është të paktën 74 në Shtetet e Bashkuara dhe 65 në Bahamas, Kubë, Haiti dhe Xhamajka. Dëmet në Shtetet e Bashkuara llogariten në rreth 50 miliardë dollarë.

Ndërsa qeveria qendrore dhe ajo lokale po i përgjigjet fatkeqësisë së uraganit Sandy që goditi brigjet lindore në SHBA, mbeten të vlefshme mësimet që u nxorën nga gabimet gjatë përpjekjeve për rimëkëmbjen nga uragani Katrina të vitit 2005. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus nga Hustoni, agjencitë qeveritare dhe operacionet private të shpëtimit, megjithatë janë duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme.

Fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e Shteteve të Bashkuara ishte uragani Katrina, që shkaktoi më tepër se 1 mijë e 800 të vrarë, la mbi 1 milionë njerëz pa shtëpi dhe rreth 3 milionë të tjerë pa energji elektrike në rajonin e Gjirit. Pjesa më e madhe e New Orleansit të Luzianës u përmbyt, kur barrierat u shkatërruan dhe disa pjesë të qytetit ende nuk janë rimëkëmbur plotësisht.

Në Universitetin Tulane të New Orleansit, Marc Roy punon për një nga programet e masterit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Ish-specialisti i ndihmave dhe rimëkëmbjes në Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA, thotë se shkatërrimet që ndodhën nga uragani Sandy mund të ishin edhe më keq, për shkak të numrit tepër të madh të popullsisë që prekën.

“Nga Sandy mund të jenë prekur rerth 60 milionë banorë, pra kur flitet për ndikimin gjeografik, ai do të jetë tepër i madh dhe do të jetë një provë për agjencitë e ndihmave.”

Zoti Roy thotë se mbyllja për një kohë të gjatë e autostradave dhe metrove në New York dhe qytete të tjera, mund të pengojë hapjen e bizneseve dhe mund të mos i lejojë njerëzit të kthehen në punë. Në se vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike miliona njerëz për një kohë të gjatë, ata do të dëshpërohen.

“Mungesa e dritave për një periudhë të gjatë pas fatkeqësive natyrore sjell shumë problem, ka jo vetëm pasoja ekonomike, por edhe psikologjike, ngaqë ndikon tek jeta e përditshme e njerëzve.”

Por Roy thotë se agjencitë qeveritare, FEMA në veçanti, kanë nxjerrë mësime nga gabimet që u bënë në javët që pasuan uraganin Katrina. Ai thotë se komunkimi dhe koordinimi mes zyrave qeveritare të niveleve të ndryshme tani është shumë më i mirë se sa ishte 7 vjet më parë.

Ai thotë se qeveria po ashtu nxori mësime nga organizatat private të ndihmave, si Kryqi i Kuq Amerikan dhe në veçanti, kompania gjigande e shitjeve me pakicë, Wal Marti, që çuan furnizime uji dhe ushqimesh tek disa nga zonat e prekura nga uragani Katrina më shpejt se agjencitë qeveritare.

Walmart mbylli 290 dyqane në 10 shtete të prekura nga uragani Sandi këtë javë, por të marten në mbrëmje, shumica e tyre, rreth 220, u rihapën, me funksionim të plotë, thotë zëdhënësja e kompanisë, Kayla Whaling.

“Ne kemi një rrjet emergjence të shpërndarjes, që na mundëson dërgimin e disa mallrave të nevojshëm në zonat e stuhisë.”

Ajo thotë se i njëjti sistem logjistik që ndodhet në zyrat e kompanisë në Bentonville të Arkansasit i ndihmon kompanitë të operojnë qendrat e emergjencës, duke u shpërndarë ushqime, ujë dhe materiale të tjera komuniteteve në nevojë.

“Ne jemi partnerë me Kryqin e Kuq, komunikojmë me organizatat lokale, në mënyrë që të dimë se çfarë artikujsh nevojiten, për t’u siguruar që të furnizohen njerëzit me mallrat e nevojshme.”

Zonja Whaling thotë se kompania Wallmart po ashtu mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe federale në zonat e prekura nga fatkeqësitë, në mënyrë që të ketë koordinim mes tyre dhe që miliona klientëve t’u çohen pa humbur kohë artikujt më të nevojshëm.
XS
SM
MD
LG