Lidhje

Urbanizimi në qytetin e Hjustonit


Qyteti i Hjustonit në Teksas është qendra metropolitane që po përjeton rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Korespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus njofton rreth një sondazhi që tregon një kërkesë më të madhe për jetë urbane dhe këndvështrime të reja për zgjidhjen e problemeve të qytetit.

Bllokimi i trafikut shihet si problemi më i madh në zonën metropolitane të Hjustonit, sipas Sondazhit për Zonën e Hjustonit nga Instituti Kinder.

Qyteti ka një linjë hekurudhore dhe një sistem autobuzësh, i cili edhe zyrtarët e qytetit pranojnë se është i pamjaftueshëm. Kështu që shumica e njerëzve shkojnë nga rrethinat e largëta në punë me makinë.

Por gjithnjë e më shumë, të rinjtë janë në kërkim të një mënyre jetese më urbane.

Njerëzit si Navreet kërkojnë të investohet më shumë në transport publik.

“Të paktën nëpër qytet, përderisa shumë punonjës të rinj jetojnë brenda kësaj zone, kështu që mendoj se është e mundur.”

Por shumë banorë të periferisë, në vend të kësaj, duan që fondet të përdoren për rregullimin e rrugëve.

Drejtori i Sondazhit të Hjustonit, Stephen Klineberg i Universiteti “Rice” thotë se pavarësisht këtij ndryshimi në opinion, Hjustoni po përshtatet.

“Është interesante të shohësh qytetin të transformohet, duke filluar nga sigurimi dhe ndërtimi i zonave për këmbësorët, në përgjigje të një publiku që është 50 për qind i ndarë mes dëshirës për më shumë makina...dhe dëshirës për më shumë urbanizim.”

Hjustoni ka përjetuar edhe një ndryshim të madh demografik. Zoti Klineberg thotë se kjo ndodhi sepse mundësitë e punës i tërhoqën njerëzit nga zona të tjera të Shteteve të Bashkuara dhe botës në këtë qendër.

“Ka qenë shumë interesante të shohësh një qytet që ka qenë një më kryesorët në transformimet ekonomike dhe demografike në Amerikë.”

Shifrat e fundit të censusit tregojnë se rritja më e shpejtë në të gjithë vendin ndodh në zona urbane si Hjustoni.

Zoti Klineberg thotë se të dhënat e 33 vjetëve të Sondazhit të Hjustonit ofrojnë pamjen e ndryshimeve që kanë ndodhur dhe një paraqitje se çfarë drejtimi po merr vendi dhe ky qytet.

XS
SM
MD
LG