Lidhje

Urdhër arresti për zëvendës Presidentin irakian, reagojnë SHBA


Urdhër arresti për zëvendës Presidentin irakian, reagojnë SHBA
Urdhër arresti për zëvendës Presidentin irakian, reagojnë SHBA

Qeveria e udhëhequr nga pjesëtarë të sektit Shi’it në Irak lëshoi një urdhër arresti për zëvendës Presidentin suni Tariq al-Hashemi, një veprim që shihet si shenjë e thellimit të krizës politike në vend, pas tërheqjes së trupave amerikane. Por zoti al-Hashemi i ka mohuar akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme irakiane tha se zoti Hashemi akuzohet për terrorizëm. Akuzat janë bazuar në ato që u tha se ishin dëshmi nga tre prej rojeve të tij. Ata thanë se kishin vënë bomba, që kishin si objektiv zyrtarë të qeverisë dhe sigurisë.

Një ndihmës i zëvendës presidentit i hodhi poshtë akuzat për terrorizëm, por pranoi se tre individët punojnë për zotin Hashemi, i cili ndodhet për një vizitë pune në rajonin e Kurdistanit verior të Irakut. Administrata Obama ka shprehur shqetësim lidhur me çështjen.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhei Karnei thotë:

“Ne kemi folur me të gjitha palët e përfshira dhe kemi shprehur shqetësimin tonë për sa i përket këtyre zhvillimeve. Po i kërkojmë të gjitha palëve të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut, duke iu përmbajtur ligjeve dhe proceseve demokratike.”

Kryeministri irakian Nouri al-Maliki më parë kishte kërkuar një votim mosbesimi në parlament kundër një tjetër politikani kryesor të sektit sunit, zëvendës Kryeministrit Saleh al-Mutlaq.

Në një intervistë për shërbimin Kurd të Zërit të Amerikës, zoti Mutlaq e cilësoi Kryeministrin Maliki diktator dhe u bëri thirje Shteteve të Bashkuara të rishikonin politikën e tyre mbi Irakun.

XS
SM
MD
LG