Lidhje

Urdhëri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Amb. Ryerson


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani dekoroi sot me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ambasadorin e parë të Shteteve të Bashkuara në Tiranës pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në fillim të viteve ’90, William E. Ryerson

Vlerësimi i lartë për ambasadorin Ryerson iu akordua për kontributin në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti Nishani e vlerësoi ambasadorin amerikan si një mik të të gjithë shqiptarëve I cili sic tha ai "punoi më përkushtim për të promovuar vlerat e demokracisë në një periudhë të vështirë për Shqipërinë" e porsa dalë nga komunizmi.

Nga ana e tij ambasadori Ryerson I cili mori pjesë këto ditë edhe në festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, u shpreh se vlerësimi që ai mori nuk i përket vetëm atij "por edhe kolegëve në Departamentin amerikan të Shtetit, në qeverinë e Shteteve të Bashkuara, në bashkësinë shqiptaro-amerikane, të cilët punuan për rivendosjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, deklaroi ambasadori Ryerson.
XS
SM
MD
LG