Lidhje

Gjykata urdhëron lirimin e kryebashkiakut Rroshi


Në Shqipëri, Gjykata e Kavajës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Elvis Rroshi, i cili u arrestua të dielën në mbrëmje

Kreybashkiaku i Kavajës u vendos në pranga pas denoncimit të trajnerit të ekipit të futbollit Tirana, i cili akuzoi zotin Rroshi se e kishte qëlluar dhe kërcënuar me jetë, gjatë pushimit të ndeshjes me ekipin Besa të Kavajës. Policia kishte deklaruar se e kishte arrestuar kryebashkiakun në kushtet e flagrancës dhe se ai akuzohej për tre vepra penale mes të cilave dhe kundërshtimi ndaj punonjësve të Policisë.

Por Gjykata vlerësoi se arrestimi ka qenë i paligjshëm, dhe se ai nuk është bërë në kushtet e flagrancës pasi zoti Rroshi ishte paraqitur vullnetarisht në komisariatin e policisë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Kryebashkiaku ka mohuar që në fillim të ketë qëlluar trajnerin e Tiranës, duke e akuzuar majde këtë të fundit se kishte qenë ai që kishte fyer tifozët e qytetit të Kavajës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG