Lidhje

Amerikanët nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001


Sot Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur u kryen sulme terroriste me avion ndaj ndërtesave të Qendrës Borëtore të Tregtisë. Sot u mbajtën ceremoni solemne në New York, Washington dhe Pennsylvani për nder të viktimave të sulmeve terroriste. Familjarë dhe miq të viktimave u mblodhën sot për të përkutjuar të dashurit e tyre. Gati 3 mijë njerëz humbën jetën në këto sulme të organizuara nga terroristë të al-Kaidës.


Në New York, familje, miq të viktimave dhe personalitete të ndryshme u mblodhën në vendin ku para 12 vjetësh ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë, të cilat u goditën nga aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët.
Në atë që është bërë traditë e përvitshme, në Nju Jork u lexuan emrat e viktimave.

Familjarë të viktimave lexuan emrat dhe dhanë mesazhe për të dashurit e tyre të humbur.

Ndërkohë, në Washington, President Barack Obama, Zonja e Parë Mishelle, nën presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij, Dr. Jill Biden dhe personalitete të tjera mbajtën një moment heshtje në orën 8:46 kur aeroplani i parë goditi njërën prej kullave binjake në Nju Jork.

Më pas, president shkoi në Pentagon, ku mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për pjesëtarët e familjeve të më shumë se 100 njerzve të vrarë aty kur një aeroplan tjetër i rrëmbyer goditi departamentin amerikan të Mbrojtjes.

"Ne lutemi për kujtimin e atyre që humbëm, gati 3,000 shpirtëra të pafajshëm. Zemrat tona rrahin ende me dhimbje për të ardhmen e tyre që u ndërpre papritur".

Një ceremoni tjetër përkujtimore zhvillohet në Shanksville të shtetit Pennsylvania, ku aeroplani i katërt i rrëmbyer u përplas në një fushë, duke vrarë të 33 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit.

Aeroplani u rrëzua ndërsa pasagjerët përpiqeshin të rimerrnin kontrollin e aeroplanit nga rrëmbyesit, që besohet se ishin drejtuar për në Washington.

Të afërmit e viktimave morën pjesë dje në një ceremoni për ndërtimin e një qendre vizitorësh në momerialin e fluturimit numër 93.
.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG