Lidhje

Zyrtarë amerikanë e pakistanezë dënuan publikimin në Internet të disa të dhënave sekrete për Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Zyrtarë amerikanë e pakistanezë dënuan publikimin në Internet të disa të dhënave sekrete për Afganistanin

Zyrtarë amerikanë e pakistanezë dënuan publikimin në Internet të disa të dhënave sekrete për Afganistanin

Zyrtarë amerikanë e pakistanezë dënuan publikimin e disa të dhënave sekrete, për të cilat thuhet se kanë qenë dokumente sekrete të ushtrisë amerikane për luftën në Afganistan gjatë 6 vjetëve të fundit.

Faqja elektronike WikiLeaks publikoi dje në internet rreth 91 mijë dokumente, përfshirë hollësi për viktimat mes civilëve, të shkaktuara nga forcat e huaja, gjatë sulmeve ndaj objektivave kryengritëse.

Themeluesi i faqes WikiLeaks, Xhullian Asang, u tha sot gazetarëve në Londër se materialet dëshmojnë për krime lufte, por shtoi se varet nga sistemi i drejtësisë që të vendosë nëse këto krime janë kryer krime.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Xhejms Xhons, e cilësonte nxjerrjen e informacionit “të papërgjegjshëm”, duke thënë se kjo jo vetëm që ve në rrezik jetën e amerikanëve dhe partnerëve të tyre, por përbën kërcënim edhe për sigurinë kombëtare.

Në dokumente po ashtu thuhet se shërbimi pakistanez i zbulimit ka ndihmuar forcat kryengritëse në Afganistan.

Ambasadori pakistanez në Uashington, Husein Haqqani, këmbënguli se vendi i tij është plotësisht i përkushtuar në luftën kundër kryengritësve islamikë. Ai tha se dokumentet e publikuara nuk pasqyrojnë realitetin në terren.

XS
SM
MD
LG