Lidhje

Gjen. Campbell: Forcat amerikane përgjegjëse për goditjen e gabuar të spitalit


Komandanti i trupave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan tha se përgjegjësia për marrjen e vendimit për goditjen gabimisht të spitalit në Kunduz që shkaktoi vdekjen e 22 vetëve, i takonte ushtrisë amerikane.

Gjenerali amerikan John Campbell tha para një komsioni të kongresit në Uashington se forcat afgane e kishin kërkuar goditjen ajrore ndaj spitalit që drejtohej nga “Mjekët pa Kufi” sepse siç thane ata kryengritësit talebanë kishin hapur zjarr nga territori i spitalit.

Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara e kryen goditjen që zgjati gjysmë ore pasi e analizuan kërkesën.

"Dua të jem i qartë se vendimi për hapje zjarri nga ajri u bë brenda hirearkisë së komandës amerikane”, tha gjenerali Campbell.

"Një spital u godit gabimisht. Ne nuk do vinim kurrë me qëllim në shpënjestër një objekt të mbrojtur mjekësor”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG