Lidhje

SHBA kanë në plan të dërgojnë marinsa të tjerë në Afganistan

  • Zëri Amerikës

SHBA kanë në plan të dërgojnë marinsa të tjerë në Afganistan

SHBA kanë në plan të dërgojnë marinsa të tjerë në Afganistan

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë edhe 1,400 marinsa të tjerë në Afganistan në përpjekje për të konsoliduar përparimin e arritur deri tani në largimin e Talebanit nga vendet që kontrollon.

Zyrtarët e Pentagonit thanë sot se marinsat pritet të nisen brenda disa javësh, pak para shtimit të pritur të luftimeve gjatë pranverës.

Gazeta Wall Street Journal citoi disa zyrtarë amerikanë anonimë të thonin se shumica e trupave do të dislokohen në jug të Afganistanit, zona e luftimeve të shumta kundër Talebanit gjatë muajve të fundit.

Në dhjetor 2009, presidenti Barak Obama njoftoi shtimin me 30 mijë të trupave në Afganistan.

Muajin e kaluar, zoti Obama tha se në luftë po bëhej mjaft përparim aq sa për të filluar tërheqjen në korrik dhe kalimin e sigurisë tek afganët deri në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG