Lidhje

SHBA shqyrton alternativat për Sirinë


President Barak Obama
President Barak Obama
Presidenti Barak Obama njoftohet se po shqyrton mundësinë e furnizimit me armë të opozitës në Siri, një veprim që Shtetet e Bashkuara i kanë rezistuar, për shkak të shqetësimeve se armët mund të bien në duart e militantve islamik që kanë lidhje me al Qaidën që luftojnë sëbashku me forcat rebele.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thonë se Presidenti nuk e ka marrë ende vendimin, por i ka kërkuar ekipit të sigurisë kombëtare të gjejnë mënyra, përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të mund ta shtojnë ndihmën, që deri tani është kufizuar në mjete jo-vdekjeprurëse.

Sot në Siri, aktivistët e të drejtave të njeriut njoftua hedhjen e disa raketave në një lagje të Damaskut, një dit mbasi një valë dhune përfshiu kryeqytetin sirian dhe kufirin verior me Truqinë.

Nuk është e qartë se çfarë pajimesh do të merren në konsideratë nga Shtetet e Bashkuara për rebelët sirianë, të cilët kanë kërkuar armë kundratankë dhe raketa për ajër e tokë.

Furnizimi me armatime do të rreshtonte në një linjë Shtetet e Bashkluara me vendet arabe si Arabia Saudit dhe Katarin, të cilët po i armatosin rebelët, si dhe me Britanin dhe Francën, të cilët duan të heqin embargon e armëve ndaj Sirisë për të ndihmuar kryengritësit që kërkojnë rrëzimin e presidenti Bashar al Assad.
XS
SM
MD
LG