Lidhje

Përshpejtohet procesi i kontrollit në aeroporte


Kreu i Administratës së Sigurimit të Transportit të SHBA-së, Peter Neffenger, tha se do të shtohet numri i personelit që kontrollojnë udhëtarët nëpër aeroporte, për të shmangur vonesat. Kohët e gjata të kontrollit në aeroporte kishin shkaktuar një pakënaqësi të madhe në mbarë vendin. Masat e reja merren vetëm disa ditë para një feste kombëtare dhe fillimit të sezonit veror të udhëtimit.

Drejtori i agjencisë së sigurimit të transportit, Peter Neffenger, u tha ligjvënësve të mërkurën, se agjencia po dërgon kontrollorë në aeroportet e Çikagos, Nju Jorkut, Los Anxhelosit, dhe në disa qytete të tjera.

Por edhe me përmirësimet e personelit, zoti Neffenger e pranon se periudha e verës do të jetë e ngarkuar dhe e vështirë për ata që udhëtojnë me avion.

Para disa ditësh ai shkarkoi nga detyra shefen e sigurisë pranë kësaj agjencie dhe krijoi një ekip pune për të përmirësuar situatën e vonesave nëpër aeroporte.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG