Lidhje

SHBA: Shqipëria të mos i shtyjë zgjedhjet


Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje opozitës në Shqipëri që të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe që ato të mos shtyhen.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ai tha se zgjedhjet askund në rajon nuk duhet të shfrytëzohen si shteg i ikjes nga përgjegjësia për t'u përballur me sfidat.

"Shqipëria do të duhej të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje, jo që t'i bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe qeveria duhet të zhvillojnë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta", tha ai.

Dy ditë më parë partitë opozitare në Shqipëri ritheksuan përmes një deklarate “vendimin për mosparaqitjen e kërkesës për regjistrim si subjekte zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve "deri në arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë”.

Afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 18 Qershorit skadon më 9 prill.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij ka mbajtur një qëndrim të prerë duke deklaruar se partia e tij do të respektojë datën e zgjedhjeve, edhe nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës nuk do të marrin pjesë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG