Lidhje

SHBA mirëpresin vendimin për Tom Doshin


US Embassy Tirana, Albania

US Embassy Tirana, Albania

Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, e marrin seriozisht kërcënimin e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Deklarata u bën thirrje të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.

Aty i bëhet thirrje gjithashtu Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar në të gjitha nivelet.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri një thirrje të ngjashme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG