Lidhje

Amb. Bradtke, mbështetje për ligjin mbi luftërat e huaja

  • Isak Ramadani

Ambasadori amerikan Robert Bradke i cili ndjek çështjen e pjesëmarrjes së xhihadistëve në radhët e forcave të ISIS-it, ishte në Shkup, ku shprehu mbështetje për ligjin mbi pjesëmarrjen e shtetasve të Maqedonisë në luftërat e huaja.
Pas një takimi me Ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari, Ambasadori amerikan tha se ligji duhet të zbatohet në praktikë dhe se gjendja me këta persona duhet të ndiqet, pasi të kthehen në vendet e origjinës.
Ai shprehu shqetësime lidhur me ngjarjet në Siri dhe Irak ku po terrorizohet popullata lokale, ndërsa tha se këta luftëtarë paraqesin rrezik edhe për vendet e tyre, nëse kthehen, ose për vendet e tjera ku do të shkojnë.
Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Maqedonisë, Adnan Jashari i ka bërë të ditur ambasadorit Bradtke se ligji ka hyrë në fuqi, ndërsa theksoi se ata persona të cilët shkojnë për t’u angazhuar në konfliktin e Sirisë dhe Irakut turpërojnë para së gjithash fenë myslimane dhe kombin të cilit i përkasin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG