Lidhje

Deti akullnajor në Oqeanin Arktik po shkrihet në nivelet më të ulta


Administrata Kombëtare amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën publikoi imazhe që tregojnë se deti akullnajor në Oqeanin Arktik po shkrihet në nivelet më të ulta deri me sot.

Ky vit shënon herën e parë që ka patur më pak se 4 milion kilometra katrorë akull në oqean që nga fillimi i vëzhgimeve satelitore në vitin 1979. Për ndërtimin e kësaj harte që tregon përqëndrimin e akullit në oqeane, u përdorën të dhëna satelitore.

Pjesa e errët tregon sasinë mesatare ditore gjatë periudhës 1979 deri në vitin 2000. Një shkrirje e shpejtë, sipas shkencëtarëtve ka ndodhur në korrik, kur nivelet akullnajore për vitin 2012 ranë poshtë mesatares historike. Sipas studjuesve, arsyeja kryesore e shkrirjes është ngrohja globale e shkaktuar nga efekti serë.
XS
SM
MD
LG